Real vetëm një pikë kundër Osasunës, Benzema humbi penalltinë
Real Madridi ka barazuar kundër Osasuna në Santiago Bernabeu në ndeshjen e xhiros së shtatë të La Ligës spanjolle.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1:1, me të cilën Reali ia dorëzoi kryesimin e tabelës Barcelonës, e cila ka të njëjtin numër pikësh por gol diferencë më të mirë.
Shënues për Realin ishte Vinicius, ndërsa Osasuna mori një pikë nga Kike Garcia.
Vinicius i dha epërsinë Realit në minutën e 42-të. Braziliani u gjend në pozicionin e tij të zakonshëm, në krahun e majtë, nga ku donte të harkonte me këmbën e djathtë, por trajektorja e topit mashtroi portierin Sergio Herrera dhe pasi u hodh përfundoi në rrjetë, shkruan KosovaPress.
Me rezultatin 1:0 për mikpritësin e favorizuar erdhi koha e pushimit, dhe situata në tabelë nuk ndryshoi deri në minutën e 50-të, kur Kike Garcia barazoi shifrat në 1:1.
Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Karim Benzema nuk arriti të shënojë nga penalltia.
Pak minuta më vonë, Benzema tronditi rrjetën por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Javën e ardhshme, Reali pret Shakhtarin në Ligën e Kampionëve dhe më pas ka një vizitë në ligë te rivali i qytetit Getafe.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë