Realizoi vrasjen e famshme në Elbasan, kapet autori me 4 emra

11 Tetor 2020 | 09:27

Olsi Leka, 41 vjeç është arrestuar në Greqi. Ai akuzohet për dy vrasje të kryera në Shqipëri, vepra për të cilat ishte dhe person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Prangosja e tij është bërë i mundur nga bashkëpunimi me Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës. Pas zbulimit të vendndodhjes u bë i mundur arrestimi në Greqi i shtetasit shqiptar Jorgo Leku alias Olsi Leka alias Giorgo Lekou alias Jorgo Lekou, 41 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Gjirokastër.

Leka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, më datë 12.06.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai akuzohet për vrasjen e Gentian Beqirit, i cili u ekzekutua në banesën e tij edhe pse ruhej nga forcat e policisë në dyert shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur rreth 8 vjet më parë, ku i vdekur mbeti dhe babai i Beqirit.

Më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ardian Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri.

Ekzekutimi i Gentian Beqirit dyshohet se ishte porositur nga fisi Çapja, pasi e akuzonin si autor të vrasjes së Sokol Çajpjas, ngjarje e cila vijon të sjellë viktima në Elbasan dhe më gjerë.

Gentian Beqiri në momentin e vrasjes ndodhej në shtëpi pasi gjykata për shkak të paralizimit kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg. Ai u arrestua në tentativë në Sarandë por gjatë tentativës për t’u arratisur nga komisariati u hodh nga lartësia dhe mbeti i paralizuar.

Olsi Leka bashkë me një person tjetër mashtruan dy oficerët e policisë që bënin shërbim roje, duke u hequr si djali i tezes së Beqirit. Gentian Beqiri u qëllua me silenciator, kurse i ati i ndërroi jetë në spital nga infarkti për shkak të dhunës fizike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026