Rebelët Houthi sulmojnë anije tregtare në Detin e Kuq, dy të vdekur
Dy anëtarë të ekuipazhit janë vrarë në një sulm raketor nga rebelët Houthi në një anije mallrash pranë Jemenit jugor, thonë zyrtarët amerikanë – vdekjet e para që kanë shkaktuar sulmet e grupit ndaj anijeve tregtare.
True Confidence me flamurin e Barbados ishte braktisur dhe po lëvizte me një zjarr në bord, thanë menaxherët.
Ajo u godit në Gjirin e Adenit rreth orës 09:30 me orwn lokale, shtuan ata.
Houthit thonë se sulmet e tyre janë për të mbështetur palestinezët në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Në një deklaratë, grupi i mbështetur nga Irani tha se ekuipazhi i True Confidence kishte injoruar paralajmërimet nga forcat detare Houthi.
Ambasada britanike në Jemen tha se vdekjet e marinarëve ishin “pasoja e trishtueshme, por e pashmangshme e gjuajtjes së pamatur të raketave nga Huthi në anijet ndërkombëtare” dhe këmbënguli se sulmet duhej të ndaleshin.
Gjashtë anëtarë të ekuipazhit u plagosën gjithashtu, tha një zyrtar amerikan për partnerin amerikan të BBC-së, CBS.
Sulmi ndodhi rreth 93 km në jug-perëndim të qytetit Aden të Jemenit, tha në një deklaratë një zëdhënës i pronarëve dhe menaxherëve të anijes.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta