Rebelët sirianë i afrohen Homsit dhe Damaskut
Grupet rebele të udhëhequra nga organizata Hayat Tarir al-Sham, hynë në dy qytete në Sirinë qendrore, Rastan dhe Talbiseh, duke iu afruar kështu qytetit të tretë më të madh sirian, Homsit.
Përparimi erdhi pasi rebelët pushtuan qytetin e Hamës, ndërsa ushtria siriane tërhoqi trupat për të shmangur luftimet dhe për të mbrojtur civilët, raportoi AP.
Rebelët njoftuan një sulm në Homs dhe Damask, dhe ministri i mbrojtjes i Sirisë tha se tërheqja nga Hama ishte një masë taktike.
Sipas raportimeve, rebelët tani janë pesë kilometra larg Homsit.
Trupat rebele, të mbështetura nga Turqia, kanë pushtuar Aleppon.
Grupi libanez Hezbollah dërgoi mbrëmë “forcat e mbikëqyrjes” në Siri për të parandaluar rebelët të pushtonin Homsin, thanë burimet libaneze të sigurisë.
Sipas informacionit të dhënë nga zyrtarë ushtarakë sirianë dhe burime rajonale pranë Teheranit, trupat elitare të Hezbollahut kanë kaluar nga Libani dhe kanë zënë pozicione në Homs, një qytet strategjik kyç në Sirinë qendrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit