Reciprocitet edhe në tregti, Hajdari: Vendimi mbron prodhuesit vendas, koha për reciprocitet të plotë
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, njoftoi se janë marrë 2 vendime për masa mbrojtëse ‘anti-damping’ ndaj dy produkteve të prodhuara në Serbi.
Vendimi i parë ka të bëjë për ri-kthimin e masave mbrojtëse ‘anti-damping’ për blloqet e argjilës nga Serbia, si dhe masat për koncentratin e kafshëve.
Ministrja Hajdari ka thënë se kompanitë nga Serbia, kanë dëmtuar prodhuesit vendas duke shitur këto produkte me çmim më të ulët në Kosovë se sa në Serbi.
“Departamenti i Tregtisë ka gjetur se çmimi i ulët ka ndikuar në rritjen e importit të blloqeve dhe se po ndikon në shtimin e importit të koncentratit. Rrjedhimisht kjo situatë dëmton drejtpërdrejt në vazhdimësi dhe çdoherë më shumë prodhuesit vendor të këtyre produkteve,” – tha ajo.
Sa i përket reciprocitetit të plotë, ministrja Hajdari, tha se ndjehen të imponuar nga veprimet e shtetit serb.
‘Damping’ nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm në tregun e vendit eksportues. ‘Anti-damping’ është masë mbrojtëse për importin e produkteve nën hetime, pas ankesave të kompanive prodhuese brenda shtetit.
Vendimi është përshëndetur edhe nga Kreu i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Albin Kurti: Po fillon epoka kur Serbia mësohet me reciprocitet
- Von der Leyen dhe Borrell përshëndesin marrëveshjen për reciprocitetin e targave
- SHBA i jep të drejtë Kosovës për reciprocitetin, ndërsa fton palët të vijojnë dialogun
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta