Reciprociteti i targave Kosovë-Serbi, reagon kryeministri Rama

21 Shtator 2021 | 16:41

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së reciprocitetit së targave nga ana e Prishtinës zyrtare.

Përmes një postimi në Twitter kreu i qeverisë shqiptare e cilëson të drejtë pretendimin e Kosovës, por nga ana tjetër fton Kosovën dhe Serbinë të dialogojnë dhe bashkëpunojnë lidhur me këtë çështje, ndërsa i kërkon BE që të ndërmjetësojë situatën e krijuar mes tyre.

“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.

Vendimi i një dite më parë i qeverisë së Kosovës për të vënë në zbatim reciprocitetin e targave me Serbinë solli reagime të shumta dhe pakënaqësi nga pala serbe.

Kurti tha se reciprociteti “u imponua” nga Serbia, ndërsa kreu i Listës Serbe në Kosovë, Goran Rakiç e quajti “kërcënim të drejtpërdrejtë për ta”.

Përballë kësaj situate BE kërkoi përmbajtje dhe ulje të tensioneve, teksa angazhoi të dërguarin e posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, që të ndërmjetësojë zgjidhje.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç thirri ditën e sotme një mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurisë pas situatës së krijuar një ditë më parë në kufi.

Mbledhja u kryesua nga Vuçiç dhe morën pjesë kryeministrja Brnabiç, ministrat Stefanoviç, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe.

Në fjalimin e djeshëm, Vuçiç tha se është një nga ditët më të vështira për serbët në Kosovë dhe Metohi, dhe shtoi se situata është shumë serioze. Ndër të tjera Vuçiç është shprehur se Serbia do të marrë masa ekonomike dhe politike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026