Reciprociteti me Serbinë, kundërshtarët “kryqëzojnë” Kurtin për deklaratat

17 Prill 2021 | 17:15

Paralajmërimet e qeverisë Kurti për rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, kanë ngjallur dyshimet e opozitës. Për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, këto deklarata janë thjesht manipulative.

Ndërkohë që Bashkimi Evropian po kërkon nga institucionet e Kosovës të përmbahen nga veprimet që janë të dëmshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për anëtarin kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, Kurti po vepron me dy standarde

 “Nuk e ka ndërmend z. Kurti ta vendosë reciprocitetin, as nuk do ta bëjë asnjëherë. Vetëm e ka përdorur sa për t’i marrë votat e njerëzve, qysh e ka përdorur të gjithë fushatën zgjedhore të tij këto vite për të manipuluar me ndjenjën e njerëzve. Por asnjëherë nuk e ka pas sinqerisht asnjë veprim. Dallon Albin Kurti i opozitës me atë të qeverisë”, deklaron Gjoshi.

Kritik ndaj Kurtit për këtë temë është edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili i ka cilësuar si populiste deklaratat e Kurtit.

“Sa i përket eksperimenteve me reciprocitet dhe veprime të tjera populiste këtë nuk e kemi në diskutim, e dimë që nuk do ta bëjë nuk do ta vendos, por janë vetëm tema të diskutimit që lidhen me konsum të brendshëm, me konsum elektoral dhe jo me veprime qeveritare”, thotë ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026