Reciprociteti me targat, arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

30 Shtator 2021 | 12:39

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje sa i takon reciprocitetit të targave.

Lajmi u bë me dije të enjten nga i dërguari i Bashkimin Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak i cili falënderoi palët për gatishmërinë për të negociuar.

Ai shkroi në faqen e tij zyrtare se marrëveshja ishte arritur pas dy ditësh negociata intensive, ndërsa ka publikuar marrëveshjen në Twitter.

Të dy palët bien dakord:

  1. Duke nisur nga 2 tetori në orën 8:00 dhe jo më larg se ora 16:00 njësitë e policisë speciale të gjendura aktualisht në Jarinjë dhe Brnjak do të hiqen njëkohësisht me bllokadat e rrugës. KFOR do të dërgohet në Jarinjë dhe Brnjak përpara fillimit të heqjes së njëkohësishme dhe do të mbetet atje për rreth 2 javë për të ruajtur një mjedis të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes.
  2. Nga 4 tetori 2021 në orën 8:00, regjimi i stikerave për targat të rëna dakord në kornizën e Dialogut të lehtësuar nga BE do të zbatohet si një mjet i përkohshëm derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare.

3. Një grup pune që do të konsistojë në përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, drejtuar nga Bashkimi Europian do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE.

Takimi i parë i grupit të punës do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi i punës do të prezantojë gjetjet e zgjidhjes së përhershme tek një format i nivelit të lartë të Dialogut.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026