Reciprociteti për targat, qytetarët e Luginës së Preshevës mbështesin vendimin e Kurtit
Përdoruesit e automjeteve po heqin targat serbe dhe po vendosin provizoret e Kosovës.
Qindra mijëra qytetarë nga Lugina e Preshevës që prej së martës kanë nisur të pajisen me targat e përkohshme nga Ministria e Brendshme.
Kërkesat ishin të larta, ndërsa procedurat të thjeshta.
Qytetarët që folën për kamerën e Euronews Albania përkrahën vendimin e qeverisë Kurti, por kishte dhe nga ata që kritikuan organizimin dhe mungesën e informacionit në kohë.
“Për mendimin tim është vendimi i duhur se përndryshe nuk merr vesh Serbia nëse nuk e bëjmë njësoj siç na e bëjnë ne shqiptarëve”, thotë një qytetar.
“I arsyeshëm edhe me vend, por parapërgatitja për informim nuk është në nivel, sepse na është dashur të pyesim dikë çfarë të bëjmë ose jemi kthyer pas. Kjo është një mangësi”, shprehet një tjetër.
Pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat e automjeteve, asnjë makinë e regjistruar në Serbi nuk mund të qarkullojë në territorin e Kosovës pa vendosur targat provizore të cilat kushtojnë 5 euro me vlefshmëri prej 60 ditësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta