Reduktohen pagesat sociale, ulen shpenzimet për bebet, ndihmën ekonomike dhe ish-të përndjekurit

5 Prill 2021 | 12:44

Fillimi i vitit 2021 është shoqëruar me reduktim të pagesave sociale, për bonusin e bebeve, ish-të përndjekurit dhe përfituesit e ndihmës ekonomike. Në krahasim me dy-mujorin e vitit 2020, për këto kategori janë paguar 1.3 miliardë lekë më pak. Ndërkohë, është shënuar rritje për pagesat e papunësisë dhe kompensimin e pronarëve.

Qeveria ka reduktuar në fillim të vitit pagesat që derdhen në llogari të disa grupimeve, të njohura ndryshe edhe si shpenzime sociale. Kështu për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë, për bonusin e bebeve e për përfituesit e ndihmës ekonomike, për dy muajt e vitit janë lëvruar 3.7 miliardë lekë ose 1.3 miliardë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Përjashtim bën vetëm pagesa e papunësisë, e cila është rritur për shkak të shtimit të numrit të individëve që humbën punën dhe u regjistruan si punëkërkues. Volumi i pagesave për këtë kontigjent, së bashku me përfituesit e ndihmës ekonomike, pritet të rritet edhe për marsin e prillin, pasi një vendim me vlefshmëri deri në qershor, i ka dyfishuar këto të ardhura.

Edhe çeku i bebeve nuk ka shënuar rritje dhe për shkak të rënies së lindshmërisë, dhe një faktor i shtuar në këtë  sezon kanë qenë pikërisht frika dhe pikëpyetjet që krijoi pandemia pas rasteve të para që u diagnostikuan në mars.

Ndërkaq, për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve procesi duket se ka nisur me ritme të ngadalta këtë vit, pasi fondi i kaluar për trashëgimtarët është realizuar vetëm 5 %, nga 1 miliardë lekë të parashikuara për vitin.

Ndërkohë, në shpenzimet për fondet speciale, për kompensimin e pronarëve, ka një ecuri më pozitive, edhe pse procesi me ligjin e vitit 2015 tashmë rrezikon të ndryshojë për shkak të një vendimi që dha gjykata kushtetuese gjatë vitit të kaluar.

 

LEXONI GJITHASHU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026