“Referendum për statusin e Kosovës”, këshilltari politik i Vetëvendosjes e cilëson absurde deklaratën e presidentit Vuçiç

30 Qershor 2021 | 13:05

Arbër Zaimi, këshilltari politik i Vetëvendosjes tha për Euronews Albania se deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se çështja e statusit të Kosovës mund të vendoset me referendum, është e papranueshme dhe absurde.

Z. Zaimi theksoi se Kosova e ka statusin e një vendi të pavarur, e pranuar nga 117 shtete dhe është absurde të mendohet se populli serb do të vendosë me referendum për një fakt të tillë.

“Me sa kam lexuar, Vuçiç ka thënë që çështja e statusit të Kosovës do të vendoset me referendum nga populli i Serbisë, është një deklaratë e papranueshme dhe absurde. Kosova është shtet i pavarur, statusi i saj nuk vendoset nga askush”, tha z. Zaimi.

I pyetur lidhur me qëndrimin e z. Kurti sa i përket dialogut me Serbinë, z. Zaimi tha se Vetëvendosja ka qenë kundër negociatave për statusin e Kosovës, që siç theksoi është i panegociueshëm.

Sipas tij, z. Kurti e ka bërë të qartë se negociatat janë mbi statusin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, jo mbi pavarësinë e Kosovës.

“Me Vuçiç nuk kemi pasur takime, kemi pasur takim në Bruksel me ndërmjetësinë e BE. Qëndrimet e Kurtit në këto takime janë transparente dhe publike”, u shpreh z. Zaimi.

Sipas këshilltarit politik të Vetëvendosjes, 100 ditët e para të qeverisë Kurti kanë qenë intensive dhe me arritje të rëndësishme në fushën e shëndetësisë, drejtësisë dhe rendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026