Reforma në drejtësi, Soreca: Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë të pavarur që u rezistojnë presioneve

26 Qershor 2020 | 12:16

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian Luigi Soreca shprehet se Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që të jenë të pa varur dhe të gatshëm të rezistojnë nga presionet e politikës dhe medias.

Nëpërmjet një postimi në Twiter ku ju uron suksese studentëve të rinj të Shkollës së Magjistraturës, Soreca shprehet se Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. “Fantastike të shohësh kaq shumë të rinj shqiptarë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi – dhe BE-në përkrah saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i medieve”, shkruan Soreca.

Ndërkohë një ditë më parë,  ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë Yuri Kim, bëri thirrje për qëndresë përballë sulmeve që sipas saj po i bëjnë sistemit të ri të drejtësisë ata që nuk e duan sepse kanë frikë nga drejtësia e re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026