Reforma në drejtësi, strategjia për periudhën 2021-25 ka kosto deri në 57 mln euro
Në strategjinë për reformën në drejtësi gjatë viteve 2021 planifikohet që kosto e saj të shkojë deri në 57 milionë. Dokumenti i paraqitur për konsultim publik propozon disa variante për ecurinë e reformës dhe pasojat që mund të krijohen në sistemin e drejtësisë për shkak të vetingut.
Zgjatje deri edhe për të paktën 10 vite dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro, kjo është ajo që parashikohet në strategjinë ndërsektoriale të drejtësisë 2021-2025, të hedhur për konsultim nga Ministria e Drejtësisë.
Dokumenti parashikon treguesit kryesorë të performancës, me qëllim matjen e arritjeve, metodave të koordinimit, monitorimit dhe raportimit, si edhe parashikon buxhetin e përgjithshëm të reformës.
Në strategji propozohen dy plane sa i përket kostove të reformës në drejtësi për vitet e ardhshme.
Drafti i paraqitur për konsultim publik ngre edhe shqetësimin e zëvendësimit të vendeve të lira të për ata gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk kaluan vetingun. Sipas parashikimeve, nëse do të merren masa për zëvendësimin vendet e lira që krijohen në sistemin gjyqësor pritet të jenë 50%, ndërsa në atë të e prokurorisë shkon në nivelin e 33%.
Sa i përket investimeve, shumica e tyre janë të fokusuara në godinat e gjykatave, te korpusi i ri të pallatit të drejtësisë, sistemit penitenciar dhe prokurorisë dhe në përmirësimin e dhënies së shërbimeve që i përkasin këtij opsioni propozohen që të realizohen në fazën finale të reformës në drejtësi, përkatësisht në periudhën 2026-2030.
Duke marrë në konsideratë se sistemi i drejtësisë përbëhet nga një numër i konsiderueshëm institucionesh të pavarura, ky dokument është konceptuar si një strategji ombrellë, e cila do të përmbajë kryesisht objektivat më të rëndësishëm dhe rezultatet e pritshme. Për të siguruar arritjen e objektivave specifikë, dokumenti strategjik plotësohet me planin e veprimit të hartuar me synimin për të zbërthyer në hollësi masat e detajuara që secili institucion do të ndërmarrë në përmbushje të secilit objektiv specifik.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta