Reforma ushtarake në Gjermani, dështon plani i partive të koalicionit qeverisës
Partnerët e koalicionit në Gjermani kanë dështuar të bien dakord mbi reformën në forcat e armatosura.
Negociatorët e partisë Unioni Kristian Demokrat, i udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz dhe ata të partisë Social-Demokrate më parë e kishin mbështetur propozimin për të futur një sistem lotarie, që do të përdorej në rast se nuk do të kishte mjaftueshëm vullnetarë të regjistruar.
Mediat gjermane sugjerojnë se politikanët Social-Demokratë nuk ishin të kënaqur me idenë në fjalë, duke çuar në dështimin e saj.
Deri të martën mbrëma dukej se partnerët e koalicionit ishin dakord, me kryetarin e grupit parlamentar të unionit CDU/CSU, Jens Spahn që tha se “një zgjidhje e mirë ishte gjetur”.
Por përplasja e papritur vë në dukje brishtësinë e koalicionit të Merz dhe tregon se sa përçarëse është çështja e shërbimit ushtarak në Gjermani.
Situata ka bërë që të jetë e paqartë nëse shërbimi ushtarak do të diskutohet ditën e enjte në Bundestag.
Pas përplasjes, politikani i CDU-së, Norbert Röttgen deklaroi për mediat gjermane se faji ishte i ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, nga radhët e SPD-së.
Nga ana e tij, Pistorius nuk e fshehu zemërimin kur braktisi mbledhjen e grupit parlamentar të partisë mbrëmjen e së martës. “Ideja nuk ishte e imja, por e CDU-së”, tha Pistorius, duke iu referuar sistemit të lotarisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit