Reforma zgjedhore, Kryemadhi: LSI kërkon qeveri tranzitore dhe ndalim të shit-blerjes së votës

14 Maj 2020 | 18:25

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh optimiste se reforma zgjedhore do të mbyllet brenda 31 majit. E ftuar në emisionin “Ilva Now”,  e para e LSI-së theksoi se kjo është prova kryesore që garanton rrugën evropiane të Shqipërisë.

“E para nuk ka arsye pse mos të arrihet. Sepse, mendoj se palët nëse do të kenë vullnetin e lirë dhe dëshirën e mirë për t’iu ofruar shqiptarëve zgjedhje të lira, e para, dhe e dyta për të përmbushura një ndër kushtet kryesore të BE, që Shqipëria të vazhdojë me dinjitet drejt rrugës së integrimit europiane, është miratimi i kësaj reforme sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR, gjë që kalon një fazën dhe që tregon se vullneti politik qëndron dhe nga ana tjetër krijojmë hapësirën dhe mundësinë e fillimit të zgjidhjes së krizës politike. Kriza politike ka kaluar në një shkallë të dytë, për mua plani i parë është kriza ekonomike që ka pllakosur qytetarët”, theksoi ajo.

Ajo zbuloi edhe kushtet që ka parashtruar LSI-ja në Këshillin Politik mbi reformën zgjedhore. Sipas Kryemadhit është kohë qa të ndalohet procesi i shit-blerjes dhe i kriminalizimit të votës, si dhe të krijohet qeveria tranzitore tre muaj para zgjedhjeve, si garanci për votën e shqiptarëve.

“Sigurisht vija e kuqe është ndalimi i shit-blerjes së votës dhe ndalimi dhe dënimi i kriminalizimit të votës, kjo është vija e kuqe. Çdo sistem dhe kod zgjedhor, në thelbin e vet ka pasur problematikat e tjera, por atë që kemi sot problem është kriminalizimin e votës dhe shit-blerja e votës. Patjetër, kush mund të jetë tjetër. Qeveria tranzitore nuk është ajo që i takon opozitës. Qeveria tranzitore është ai element që SHBA dhe BE ia ofruan një gjë të tillë Maqedonisë së Veriut. Në këtë mënyrë ne mund të arrijmë të krijojmë besimin tek qytetarët tek të gjitha forcat politike. Një qeveri tranzitore është qeveri që garanton procesin zgjedhor, e ka Maqedonia dhe Greqia. Kur bashkëjetojnë grekët dhe maqedonasit, pse nuk bashkëjetojnë shqiptarët me shqiptarë?. Për ne kjo është një nga garancitë kryesore”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021