Refugjatët ukrainas nuk gjejnë shtëpi në Belgjikë, kthehen në vendlindje
Ukrainasit që u arratisën nga lufta dhe gjetën strehim në Belgjikë, tani po luftojnë për të gjetur një banesë për të jetuar. Irinës iu desh të linte shtëpinë në Buça brenda gjysmë ore.
Ajo i është mirënjohëse familjes që e strehon prej tre muajsh, por e kupton se është koha që t’u kthejë atyre privatësinë dhe të bëhet e pavarur.
Por marrja me qira e një apartamenti duket një mision i pamundur. Ajo po përpiqet prej 5 javësh.
“Kur telefonoj agjencitë, ato më pyesin kush jam dhe nga vij. Dhe kur dëgjojnë që jam Ukrainase dhe përkohësisht person i mbrojtur, pa kontratë, atëherë refuzojnë”, u shpreh refugjatja ukrainase, Irina Slota.
Irina nuk është e vetmja që ka këtë problem. Tetiana dhe të bijat qëndruan në një manastir dhe iu desh t’i shpëtonin mashtruesve.
Tani ajo ndihet me fat që familja mikpritëse po i jep kohë për të gjetur një apartament, por gjërat mund të zgjaten.
“Është shumë shtrenjtë. I jemi mirënjohës qeverisë dhe qytetarëve belgë që na kanë ndihmuar për të blerë ushqim. Por, nëse e marrim me qira një apartament, nuk do të kemi më para për ushqimin”, u shpreh Tetiana Dziuba.
Deri tani janë rreth 50 mijë refugjatë ukrainas në Belgjikë. Nëse lufta vazhdon, të tjerë do të vijnë dhe numri mund të rritet në 80 mijë.
Autoritetet e pranojnë se është e vështirë t’u kërkosh familjeve të vijojnë strehimin e personave të panjohur për një kohë të gjatë.
“Një muaj është mirë, por kur bëhen 2 gjërat komplikohen. I treti bëhet i vështirë, ndaj duhet të gjesh strehë të re. Një zgjidhje janë qendrat pritëse për refugjatët, por ukrainasit nuk i duan ato. Ata duan një strehim normal dhe jo një qendër pritëse”, theksoi koordinatori i qeverisë belge për refugjatët, Pierre Verbeeren.
Edhe pse BE u ka paguar mbi 3.5 miliardë euro shteteve anëtare për të ndihmuar në menaxhimin e refugjatëve, këto para nuk mjaftojnë. Shumë ukrainas po kthehen në shtëpi, pavarësisht se lufta vazhdon.
LEXONI GJITHASHTU
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra
Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti