Refuzimi i vizave, Haradinaj: Sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës

23 Qershor 2022 | 20:12

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me një reagim në lidhje me vizat për qytetarët e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “sot nuk humbi Albini, por populli i Kosovës”.

“Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët, por as sot nuk e morëm”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se në samitin e Bashkimit Evropian ka dëgjuar shumë deklarata mbështesë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por tani, Osmani ka thënë se duhen hapa konkretë duke theksuar se Kosova përveç deklaratave mbështesë ka nevojë për një vendim për lëvizjen e lirë, shkruan KosovaPress.

Pas takimit me liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës ka thënë se deklaratat politike që janë bërë sot duhet të kthehen në një aksion konkret në nivel të Këshillit të Ministrave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026