Regjisori Leka Bungo sjell komedinë e zezë të Dushan Kovaçeviç

17 Janar 2023 | 16:20

“Profesionisti” është premiera e re e cila do të shfaqet përgjatë fundjavës në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. 

Me regji të Leka Bungo dhe lojën e shkëlqyer të Viktor Zhustit e Astrit Hasanit, drama është një histori sa e kohës së shkuar aq edhe aktuale.

“Thjesht mesazhi dhe tema çka ajo trajton është shumë e përafërt me problemet e shqiptarëve sot dhe një nga çështjet që autori trajton në vepër, është çështja e persekucionit të shqiptarit gjatë regjimit komunist , persekucionit në të gjitha përmasat, terrori që njerëzit provuan gjatë atij sistemi, përndjekja hap pas hapi, këmbë pas këmbe e njerëzve të ndershëm, për të cilin vetëm dyshohej, kjo është një nga temat kryesore të cilin autori me mjeshtëri e ka sjellë në këtë vepër artistike,” – u shpreh Bungo.

Për herë të parë në teatrin e Vlorës, aktori i madh Viktor Zhusti, vjen me një karakter ndryshe, ndërsa tregon se çfarë e lidh dhe ku ndahet me personazhin.

“Personazhi im është një karakter që nuk e kam vënë ndonjëherë në skenë. Është një karakter që unë e njoh mirë, kam pasur të bëjë me këta lloj njerëzish , sepse janë vërtitur rreth meje, qoftë për marrëdhëniet që kam pasur, qoftë për prindërit që kam pasur jashtë, kam qenë gjithmonë me nië shenjë të kuqe në anën e djathtë të regjistrit,” – tha Zhusti.

Ai shtoi se drama ka shumë për ti thënë Vlorës.

“Është një dramë që do ti thotë edhe Vlorës pas çlirimit, edhe Vlorës së 97- ës, do ti thotë edhe Vlorës sot. Në Vlorë ngjarjet janë përjetuar në mënyrë shumë më intensive sesa në qytetet e tjera,” – tha aktori.

“Profesionisti” një vepër e dramaturgut të shquar Dushan Kovaceviç, është një komedi e trishtë, bazuar mbi dialogun, personazhet dhe ngjarjen, nuk ka efekte nuk ka zhurmë, e gjitha bazohet mbi tekstin dhe nëntekstin që ajo përçon.

Me regji të Leka Bungos, nën interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Viktor Zhusti, Astrit Hasani, Matilda Avduli dhe Artan Islami, premiera do të shfaqet në teatrin Petro Marko, të premten datë 20 janar, për të vijuar përgjatë gjithë fundjavës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026