70-vjetori i teatrit të Durrësit, nderohen 16 aktorë
Të mërkurën, salla e teatrit “Aleksandër Moisiu” u mbush plot me artdashës e artistë të skenës, jo për të ndjekur apo aktruar në një shfaqje, por për të festuar 70-vjetorin e krijimit të teatrit të Durrësit.
Me dekada të tëra mbi supe, ky teatër erdhi në këtë përvjetor me një bagazh artistik të pasur, për të cilin artistët festuan mes lotësh, duartrokitjesh e përmallimin për artistët që sot nuk jetojnë më.
Me një prelud dokumentar, publiku në sallë pati mundësinë të njihej me historikun e gjatë, të vështirë dhe të bukur të 7 dekadave jetë të trupës teatrale të Durrësit, që nisi në janar të vitit 1953.
Spektatorë të vetë rezymesë së punës artistike ndër vite, ishin artistët, të gjallë e të ndjerë, që kanë lënë gjurmën e tyre në skenën e këtij teatri dhe jo vetëm.
“Me njerëz të bukur në skenë, me njerëz të bukur në sallë, me njerëz që kanë kontribuar. Sot jam shumë e lumtur, që një pjesë e mirë e tyre janë kujtuar. Sigurisht ka mbetur edhe një pjesë tjetër, por unë shpresoj që vlerësimet të vazhdojnë, sepse nëse vlerësojmë artistët, kemi vlerësuar një pjesë të historisë sonë”, tha Driada Dervishi.
Këtë pohojnë edhe aktorë e regjisorë, të cilët në këtë përvjetor apelojnë për më tepër vëmendje ndaj artit.
“Ky është problemi i mbarëshqiptarëve, i përgjithshëm. Pak janë kthyer sytë nga arti në përgjithësi në të gjitha veprimtaritë, jo vetëm teatrore, nga asnjë qeveri”, u shpreh regjisori Haxhi Rama.
“Çfarë bëjnë hallkat e tjera të bashkisë dhe direkt ata që merren me sektorin e kulturës? Unë nuk di të kenë ardhur ndonjëherë të kenë bërë ndonjë takim a të bëjnë ndonjë analizë dhe kjo është ajo që çalon”, theksoi Xhelal Tafaj.
Në këtë përvjetor u nderuan me çertifikatë mirënjohjeje 16 aktorë e regjisorë, ndërsa interpretuan edhe një herë përpara publikut, 4 ikonat e skenës durrsake: Aishe Stari, Hysen Bashhysa, Xhelal Tafaj dhe Sanie Hoti.
LEXONI GJITHASHTU
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit