Regjistrimet në universitete, drejtori i rrjetit akademik shqiptar tregon detajet
Arjan Xhelaj, drejtor i rrjetit akademik shqiptar, ka dhënë detaje në lidhje me ecurinë e regjistrimeve të maturantëve në Universitete, ku tashmë ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve dhe faza e dytë e aplikimeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhelaj theksoi se në 15 degë janë ezauruar të gjithë kuotat.
“Sapo është zhvilluar faza e dytë e aplikimeve. Është përfunduar faza e parë e regjistrimeve ku patëm një ecuri të mirë. Në fazën e dytë aplikuan rreth 6 mijë maturantë. Kemi pasur më shumë vitin e kaluar. Kemi pasur 4 mijë ri-aplikime. Numri i madh është mbi 2 mijë maturantë dhe besohet se do të ketë dhe një numër regjistrimesh dhe nga Republika e Kosovës.
Janë 15 degë që i kanë ezauruar komplet kuotat që në raundin e parë. Mjekësia këtë vit pati dhe 100 kuota shtesë dhe e ezauruan sërish brenda 5 ditëve të para. Ecuri shumë të mirë pati stomatologjia dhe farmacia. Ecuri shumë të mirë ka pasur edhe tek inxhinieria e ndërtimit dhe tek arkitektura”- tha ai.
Më tej ai theksoi se në rrethe ka pasur një ecuri shumë të mirë infermieria dhe mamia, ku kuotat pothuajse janë ezauruar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta