Regjistrimi i shqiptarëve në Serbi, Arifi tregon detajet për Preshevën e Bujanocin
Nga data 1 tetor ka nisur në Serbi regjistrimi i popullsisë, proces që do të vazhdojë deri në datën 31 tetor.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se regjistrimi i shqiptarëve në komunën e tyre është duke vazhduar pa probleme.
“Regjistrimi në komunën tonë është duke vazhduar pa probleme, pa incidente, me një interesim nga qytetarët tanë, sidomos dhe nga qytetarët që janë dhe nga jashtë vendit që nuk ngurojnë të marrin pjesë në regjistrim. Formulari është i thjeshtë.”- tha ai.
Arifi nënvizoi se më pak regjistrues shqiptarë ka në komunën e Bujanocit.
Në Komunën e Bujanocit, ka një numër më të vogël të regjistruesve shqiptarë. Kemi frikë që regjistruesit setbë në Medvegjë dhe Bujanoc kanë mundësi që të kalojnë në një shtëpi tjetër pa regjistruar.
Sipas tij, prezenca fizike në këtë rast nuk është e patjetërsueshme, ndërsa deklaroi se e rëndësishme është që shqiptari të ketë numër personal.
Ndër të tjera, ai deklaroi se kësaj radhe mund të regjistrohen dhe ata që kanë dy nënshtetësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta