Regjistrimi për klasat e para, për herë të parë aplikimi në e-Albania nga data 15-30 qershor

17 Qershor 2021 | 10:48

Për herë të parë, regjistrimet për klasat e para në shkollat publike, do të bëhen online në faqen e-Albania.

Mjafton që prindërit apo kujdestarët ligjorë të jenë të regjistruar në portalin e shërbimeve elektronike dhe të aplikojnë në kategorinë “Regjistrim në klasë të parë”.

Emri i shkollës, në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga bashkia përkatëse, ndryshe nga sa ka ndodhur më parë, ku prindërit synonin të regjistronin fëmijët në shkollat më të mira, sipas tyre.

Pas përfundimit të aplikimit, kërkesa do të shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës dhe përgjigja si në rast pranimi apo refuzimi do të vijë elektronikisht.

Aplikimet online kanë nisur dje dhe përfundojnë në datën 30 qershor.

LEXONI GJITHASHTU:

Maturantët zhvillojnë provimin e lëndës me zgjedhje, më pas do të ketë protestë për matematikën

Maturantët në Korçë dhe Shkodër kontestojnë provimin e matematikës

Maturantët në protestë: Provimi i matematikës i vështirë dhe jashtë programit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026