Regjistrohen 96 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 439 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ndërsa janë konfirmuar 96 raste pozitive.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, rastet e reja me coronavirus janë konstatuar si vijon: Gjilan 20 raste, Prishtinë 19 raste, Prizren 19 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Fushë Kosovë, Kaçanik, Lipjan, Mamushë, Obiliq dhe Shtime.
Por, lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 pacientë duke e çuar totalin e tyre në 1047.
Sipas IKSHPK-së, nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.517 persona të dyshimtë me COVID-19, ndërsa 2.169 raste kanë rezultuar pozitivë.
Në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës deri tani kanë humbur jetën 36 qytetarë, të cilët, sipas IKSHKP-së kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta