Regjistrohet dita me më shumë raste me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë raportoi të martën për 5 viktima dhe 182 të infektuar të tjerë nga koronavirusi duke e çuar bilancin total të pandemisë në 15,752 raste, prej së cilave 9,675 janë shëruar (61.4% e totalit) dhe 429 janë mbyllur me fatalitete (2.7% e totalit).
Autoritetet thanë se viktimat ishin të moshave 64, 66, 73, 75 dhe 81 vjeç, banues në Elbasan, Kurbin, Korçë, Shijak dhe Tiranë.
Gjatë 24 orëve në klinikat publike dhe private u tha se ishin kryer 1055 teste, prej së cilave qenë diagnostikuar 182 persona mbartës të virusit (pozitiviteti 17.2%).
Kjo rezulton të jetë dita me numrin më të lartë të të infektuarve raportuar nga autoritetet në 7 muaj pandemi, ndërkohë që numri i të shtruarve në spitale mbetet i lartë.
Më parë numri më i lartë qe raportuar më 24 gusht me 178 të infektuar.
Aktualisht janë 244 pacientë në dy spitalet e vetme që trajtojnë të sëmurët me COVID-19. Prej tyre 13 janë në terapi intensive.
Të dielën u raportua për numrin më të lartë të të shtruarve gjatë 7 muajve pandemi – 246 pacientë, – ndërkohë që në tërësi mesatarja e të shtruarve është rritur ndjeshëm dy muajt e fundit nga 114 që ishte në periudhën korrik-gusht në 200 në periudhën shtator-tetor.
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet thanë se mundën të shëroheshin 90 persona.
Prej së enjtes, 15 tetor, qeveria do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave edhe në mjedise të hapura. Më 20 korrik ajo e pati bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës vetëm në mjedise të mbyllura, gjë që si duket nuk solli aspak ulje të përhapjes së koronavirusit.
Prej muajit mars, kur u diagnostikua rasti i parë me COVID-19, autoritetet publike dhe private të shëndetësisë kanë kryer mbi 100 mijë teste (100,953 teste), nga të cilat 15.6% kanë rezultuar pozitive.
Nga rreth 15,752 të infektuar, më shumë se gjysma kanë mundur të shërohen ndërsa rreth 2.7% (429 raste) nuk ia kanë dalë mbanë.
Teksa rreth 35% e rasteve totale mbeten ende aktive (5,648 raste), zona si Tirana (2,869 raste), Durrësi (590 raste) dhe Shkodra (426 raste) mbeten më problematiket.
Të dhëna domethënëse:
- koronavirusi u ka marrë jetën katër mjekëve: Anibal Byberi, Hysni Shkjau, Arian Pushi dhe Esat Pashaj;
- pas dy muajsh e gjysmë me mesatarisht mbi 2 vdekje në ditë, më 24 shtator u regjistrua dita e parë pa viktima mes pacientëve me COVID-19;
- më shumë të shëruar në një ditë: 264 raportuar më 2 tetor;
- më shumë raste në një ditë: 182 raportuar më 13 tetor;
- më shumë viktima në një ditë: 6 raportuar dhjetë herë mes muajve korrik, gusht dhe shtator;
- viktima më e re në moshë: 21 vjeç raportuar më 15 korrik;
Masa të rëndësishme:
- prej 19 korrikut qeveria lejon kryerjen e testit për antitrupa në klinika private; lexo më shumë këtu;
- prej 20 korrikut mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura është bërë me detyrim, lexo më shumë këtu;
- nga muaji mars e deri në fund të shtatorit autoritetet ndaluan aktivitetet e bareve në mjedise të mbyllura;
- prej 20 korrikut qeveria u ndalon muzikën bareve dhe restoranteve pas orës 20:00; lexo më shumë këtu;
- prej 23 korrikut qeveria lejon kryerjen e testit me tamponë në klinika private; lexo më shumë këtu;
- qeveria ka siguruar 368 mijë vaksina kundër gripit që do t’u jepen punonjësve të shërbimeve publike dhe grupeve më të rrezikuara nga koronavirusi; lexo më shumë këtu;
Të dhëna mbetur të paqarta:
- ministria e Shëndetësisë raporton vetëm vdekjet spitalore të pacientëve me COVID-19;
- në shtatë muaj pandemi nuk ka pasur raportime për vdekje në kushte shtëpie të të infektuarve me koronavirus;
- jashtë raportimeve të ministrisë janë lënë edhe rastet e pacientëve që kanë humbur jetën pasi janë dërguar në spitale të huaja;
- numri i përgjithshëm i rasteve totale me COVID-19 nuk rezulton të jetë i saktë;
- të paktën 12 raste me pacientë të infektuar nga COVID-19 (bashkë me vetëvrasjen e dy pacientëve në spital), vdekjet e të cilëve nuk u shkaktuan nga COVID-19, nuk figurojnë në rastet e përgjithshme, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet, lexo më shumë këtu.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta