Reja në alarm për mbrojtjen e kombëtares, gjen shpëtim te Tirana
Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e muajit nëntor, por lista kuqezi do të ketë ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve e janë hasur me klubet. Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja i janë bashkuar tashmë skuadrës dhe kanë nisur stërvitjen, ndërkohë që disa të tjerë pritet të vijnë sot në mbrëmje dhe nesër.
Mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane i kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi. Trajneri Reja shpreson që të ketë Kumbullën të paktën për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve..
Në këto kushte trajneri italian ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi. Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor.
Përvecc dy mbrojtësve, konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Giacomo Vrioni, i cili është dëmtuar, ndërsa për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri.
Më 11 nëntor kuqezinjtë do të luajnë në miqësore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor luhet ndaj Kazakistanit në stadiumin “Air Albania” sfida zyrtare për Ligën e Kombeve. Tre ditë më pas, më 18 nëntor, Kombëtarja do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë po në stadiumin “Air Albania”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta