English

Reja nuk largohet, FSHF përgënjeshtron marrëveshjen me Di Biaggion

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Edoardo Reja nuk do largohet nga drejtimi i Kombëtares. Në një njoftim për mediat, Federata Shqiptare e Futbollit thotë se nuk ka asnjë plan për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve.

- Advertisement -

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Europian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, thuhet në njoftimin e FSHF.

Barazimi në minutat shtesë gjatë ndeshjes me Islandës shtoi pakënaqësinë ndaj drejtuesit të Kombëtares dhe thirrjet për largimin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?