Rekord infektimesh në Kosovë nga Covid-19
Në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë qytetarët të konfirmuar pozitivë nga Covid-19. Siç njofton Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, në orët e fundit janë kryer 4.318 testime, nga të cilat 860 janë konfirmuar pozitivë.
Në një vit epidemi në Kosovë kanë ndërruar jetë në total 1819 qytetarë, shumica me sëmundje shoqëruese.
Rastet e fundit, që raporton IKSHPK-ja, shënojnë numrin më të lartë të të infektuarve për vitin 2021.
Rastet pozitive:
Prishtinë 287 raste, Gjilan 69 raste, Gjakovë 63 raste, Mitrovicë 57 raste, Pejë 52 raste, Ferizaj 41 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Lipjan 28 raste, Kamenicë 24 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 18 raste, Istog 17 raste, Vushtrri 16 raste, Klinë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Shtime 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 5 raste, Malishevë 4 raste, Graçanicë 3 raste, Viti 3 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kllokot.
Kosova mbetet vendi i vetëm në Evropë që deri tani nuk ka siguruar asnjë dozë vaksine kundër coronavirus.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është shprehur dje se është gati t’i dhurojë Kosovës vaksina për të kryer injektimin e punonjësve shëndetësorë, që sipas tij janë 11 mijë.
“Kemi mundësi t’i japim një mesazh të drejtpërdrejtë Kosovës. Jemi gati që nesër të marrim përsipër vaksinimin të gjitha bluzat e bardha të Kosovës, anë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë dhe brenda 20 ditësh maksimumi, duke pasur parasysh ritmin e ardhjes së tyre në Kukës në dy ditë ku bëmë vaksinimin e 500 personave, ne jemi gati të kryejmë vaksinim e të gjithëve”, tha kryeministri Rama.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Rama: Jemi gati të vaksinojmë të gjithë punonjësit shëndetësorë të Kosovës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta