Rekord italian në Champions, 5 trajnerë axurrë në fazën me eleminim direkt
Futbolli italian ka vendosur një rekord të ri në Uefa Champions League. Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, 5 trajnerë italianë kalojnë në fazën me eleminim direkt.
Ata janë: Karlo Ançeloti me Real Madridin, Antonio Konte me Totenhemin, Luçiano Spaleti me Napolin, Stefano Pioli me Milanin dhe Simone Inzagi me Interin. Kjo është hera e vetme ku brenda një sezoni ndodh diçka e tillë.
Një tjetër emër që mund t’i ishte bashkuar listës është ai I Maksimiliano Alegrit, me këtë të fundit që tashmë do të garojë në Europa League me Juventusin. Ndërkohë Totenhemi siguroi kalimin më tej në limite, pas asaj fitore me kthim rezultati ndaj Marsejës.
Spaleti me Napolin dominoi grupin A duke marrë disa rezultate pozitive dhe siguruar vendin e parë. Reali i Madridit është kampioni në fuqi, si dhe pretendenti kryesor për fitimin e titullit.
Galaktikët e mbyllën grupin F me 13 pikë, por në asnjë moment nuk u gjetën në vështirësi. Interi i Inzagit dërgoi Barcelonën në Europa League, por e pati të vështirë të gjente rrjetën me Bayernin e Mynihut.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor