Rekord vdekjesh në Suedi, mjeku shqiptar: Po kalojmë kulmin e valës së dytë

15 Janar 2021 | 15:56

Suedia, një vend me popullsi pak më shumë se 10 milionë banorë tërhoqi vëmendjen e gjithë botës për mënyrën e luftimit të pandemisë së COVID-19. Një ditë më parë, vendi skandinav ka regjistruar një rekord viktimash prej 351 persona të vdekur.

Deri më tani në total në Suedi rreth 10185 njerëz kanë humbur jetën për shkak të pandemisë. Shkalla e vdekjeve për frymë në Suedi, e cila shmangu kufizimet e ashpra, është shumë herë më e lartë sesa fqinjët e saj të tjerë nordik, por shumë më e ulët se shumë vende evropiane të cilat zgjodhën të forcojnë masat kufizuese.

Rafet Nura, mjek i sëmundjeve të brendshme në Suedi thotë se si në shumë vende të tjera është rritur numri i infektimeve dhe vdekjeve dhe se vendi ndodhet aktualisht në kulmin e valës së dytë. Situatën e rëndë ai e lidh me ciklin e qarkullimit të virusit.

“Gjatë stinës së verës pati një rënie të madhe të numri të infektimeve dhe vdekjeve dhe ndaj njerëzit nisën të mos përfillnin masat. Suedia ka qenë më liberale sa i përket masave dhe masat janë marrë nga periferia duke shkuar në qendër. Tani jemi në fazën kur pandemia ka arritur kulmin dhe është në një fazë mjaft agresive dhe shteti tani ka miratuar një ligj të veçantë për pandeminë”, u shpreh z. Nura.

Mjeku shqiptar tha më tej se tashmë Suedia ka nisur vaksinimin e 40 mijë personave të parë. Z. Nura nënvizoi se vaksinimi ka filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç që janë në azilin e pleqve apo në shtëpi për kujdesin e të moshuarve dhe personelin që kujdesen për ta.

 

Lexoni gjithashtu:

Rekord viktimash në Suedi, raportohet për 351 viktima në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026