Rekord viktimash në RMV, 50 të vdekur nga COVID-19 gjatë ditës së djeshme
Situata e krijuar nga COVID-19 është alarmante në RMV, pasi ditën e djeshme kanë vdekur 50 persona nga ky virus, që përbën shifrën më të lartë të regjistruar deri më tani në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 19 viktima u regjistruan vetëm në Shkup dhe ishin të moshës mes 46 dhe 95 vjeç. Sa u përket rasteve të reja, ditën e djeshme kanë rezultuar 1320 raste pozitive me virusin.
Gazetarja Ferikan Iljazi, gjatë një raportimi nga Shkupi informoi më tepër rreth situatës aktuale të COVID-19 në RMV. Ajo u shpreh se shifrat janë alarmante, mirëpo qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë hap për të ashpërsuar masat. Autoritet në RMV thonë se ashpërsimi i masave nuk do të përbënte ndonjë ndryshim, pasi mutacioni britanik i virusit do të përhapej gjithsesi.
Presion ka edhe në spitale ku aktualisht gjenden mbi 1700 të shtruar ndërsa kërkesat për të shtruar pacientë të rinj që janë infektuar me virusin shtohen dita ditës.
“Autoritetet thonë se shifrat e larta janë normale për valën e re të infektimit dhe e ka ndihmuar edhe mutacioni britanik që e ka natyrën transmetimit më të lehtë. Ka presion edhe në spitale, ka mbi 1700 të shtruar dhe ka pak shtretër që po mbesin për pacientë të rinj por autoritet thonë përsëri se do të gjendet ndonjë mënyrë për të shtruar ndonjë krevat tepër në ndonjë prej klinikave aktuale ose në ndonjë prej klinikave modulare që janë ndërtuar gjatë periudhës së fundit”, raportoi gazetarja.
Në RMV duket se aktivitetet e tjera të spitaleve kanë mbetur pezull, pasi mjekët janë fokusuar te COVID-19 gjë që ka bërë që ekzaminimet dhe mjekimet për sëmundjet e tjera të reduktohen në minimum.
“Mjekimi i rregullt thuajse është paralizuar nga COVID-19, thuajse e gjithë fuqia e mjekëve është e fokusuar te COVID-19 dhe pjesa e ekzaminimeve ose mjekimeve për sëmundje të tjera është reduktuar në minimum”, u shpreh korrespondentja e Euronews Albania.
Opozita në RMV ka qenë e zellshme në kërkesat e saj për të ashpërsuar masat për shkak të shifrave të të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19. Nuk përjashtohet që të ketë masa të reja restriktive gjatë periudhës së Pashkës dhe muajit të Ramazanit.
Numri i të përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur deri tani në 3860. Sipas të dhënave, deri më tani me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar rreth 132 mijë persona nga të cilët mbi 20 mijë janë ende raste aktive.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta