Rëndohet situata e pandemisë, mjeku Llajo: Përhapja e COVID-19 nuk varet nga mosha apo sëmundjet e bashkangjitura
Situata e pandemisë në gjithë vendet e Europës është e rënduar. Numri i rasteve të reja është në rritje dhe shtetet janë duke marrë gjithnjë e më tepër masa kufizuese për parandalimin e përhapjes së saj.
Mjeku Vasil Llajo në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina tha për Euronews Albania se ajo që është shqetësuese në Greqi nuk është vetëm numri në rritje i rasteve me COVID-19, por numri i të shtruarve në spitale.
“Numri i të intubuarve ka arritur në 187 dhe ajo që bie në sy është se dy të tretat e tyre janë të moshës 45-55 vjeç. Numri total i rasteve është 2917 nga të cilët vetëm një e treta janë mbi 65 vjeç dhe dy të tretat janë nën këtë moshë,” – sqaroi mjeku Llajo.
Ai theksoi se ka humbur tashmë korrelacioni i moshës dhe sëmundjeve dytësore me shtimin e numrit të rasteve.
Arsyeja se përse qeveria greke u detyrua t’i kthehet izolimit është sepse shtrirja e coronavirusit po bëhej pa dallim moshe apo sëmundjesh të bashkangjitura.
Vasil Llajo shprehu mendimin se edhe Shqipëria duhet të marrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Lexoni gjithashtu:
Shtatë të vdekur dhe numër rekord rastesh të reja pozitive me COVID-19
Të tjera masa kufizuese, Greqia vendos izolimin total
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta