Rëndohet situata te Vllaznia, pas kapitenit Gurishta edhe katër futbollistë të tjerë me COVID-19
Katër futbollistë të tjerë u diagnostikuan të dielën me koronavirus në skuadrën e Vllaznisë duke e rënduar më tej situatën.
Pas testeve të kryera të enjten për pothuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar të infektuar Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.
Korrespondenti i Euronews Albania Dori Gjerga, raportoi se menjëherë futbollistët janë vënë në izolim shtëpie, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste.
Dhjetë ditë më parë te Vllaznia u diagnostikua me COVID-19 edhe kapiteni Erdenis Gurishta. Aktualisht gjendja e tij është e mirë, por ende nuk është raportuar ta ketë kaluar infeksionin.
Testet që u kryen pas pikasjes së infeksionit të Gurishtës nxorrën ditë më pas të infektuar edhe futbollistët Eni Imamin e Uheid Hoxhën dhe zëvendës-trajnerin Elvis Plori.
Deri më sot nga COVID-19 janë infektuar 13-të futbollistë. Përveç shtatë lojtarëve të Vllaznisë, javën e parë të korrikut, te Partizani u infektuan pesë lojtarë. Erald Çinari, Esat Mala, Kristi Kote, Deian Boldor dhe Besnik Ferati mundën ta kalonin pa probleme infeksionin.
Në qershor ishte futbollisti i Bylisit, Eridon Qardaku që gjithashtu u diagnostikua me COVID-19 dhe mundi ta kalojë pa probleme.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta