RENEA kontrolle të befasishme në Lushnjë e Fier, arrestohet 27-vjeçari me precedentë të theksuar kriminalë

16 Qershor 2021 | 10:02

Një person me precedentë në theksuar kriminalë është arrestuar pas kontrolleve të befasishme nga Forcat Speciale RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Lushnjë e Fier.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të zhvilluar nga Renea, në lagjen “Fermë-Çlirim”, në ambientet e një lokali, shtetasi Indrit Hoxhaj, 27 vjeç, sapo ka parë forcat e Policisë ka hedhur nga dritarja e lokalit çantën e dorës brenda së cilës mbante një armë zjarri pistoletë.

Gjatë këqyrjes së çantës, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të saj armën e zjarrit pistoletë me dy karikatorë me fishekë luftarakë dhe kartën e identitetit të 27-vjeçarit.

Gjatë kontrolleve është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Burime nga policia bëjnë me dije se Hoxhaj është i etiketuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedent të theksuar dhe pjesë e një grupi kriminal.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026