Rënia e një kryeprokurori: Kush është Adriatik Llalla, nga akuzues në i akuzuar

22 Shtator 2021 | 16:28

Adriatik Llalla u emërua prokuror i përgjithshëm më 3 dhjetor 2012, detyrë që e mbajti për 5 vite deri në dhjetor të 2017 kur u zëvendësua pas mbarimit të mandatit nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.

Si kryeprokuror ai vinte nga një profil eksperience 4-vjeçare në krye të Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe deklarimit të pasurive që heton edhe pasuritë e politikanëve dhe funksionarëve publikë.

Në bazë të parashikimeve ligjore, pas largimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Llalla kishte mundësi të vijonte karrierën si gjyqtar apeli por ish-kryeprokurori zgjodhi të japë dorëheqjen nga sistemi duke iu shmangur vetingut, ndërkohë DASH e ka shpallur ‘non grata’, duke i ndaluar atij dhe famijes hyrjen në SHBA.

Kjo sipas të gjitha të dhënave ka ardhur pas përplasjeve të forta me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Dondal Lu i cili e akuzoi publikisht si të korruptuar dhe se po punonte kundër reformës në drejtësi.

Llalla mbahet mend edhe për deklaratat bombastike për arrestime politikanësh në vjeshtë apo dosje hetimore që mund të ndryshojnë fatet e vendit, por që mbetën vetëm në kuadër të deklaratave. Adriatik Llalla është kryeprokurori i parë shqiptar që dënohet me burg nga organet e reja të drejtësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026