Rënia ekonomike prej pandemisë në Europë më e rëndë seç ishte parashikuar
Rënia ekonomike prej pandemisë pritet të jetë më e rëndë seç ishte parashikuar fillimisht. Zona e euros në Europë do të kontraktohet me 8.7 për qind në 2020. Ekonomia e Bashkimit Europian pritet të tkurret me 8.3 për qind në 2020 dhe do të rritet me 6.1 për qind.
Komisioneri Europian për Ekonomi, Paolo Gentiloni ishte ai që i dha këto njoftime këtë të martë.
Projeksione të mëparshme në prill kishin sugjeruar një kontraktim prej 7.7 për qind. Komisioni tha se pavarësisht përgjigjeve strategjike, heqja e kufizimeve të COVID-19 po lëviz në hapa më të ngadaltë seç ishte parashikuar.
“Ne vazhdojmë të lundrojmë në ujëra të turbullt, ku përballemi me shumë rreziqe, përfshirë edhe një valë të dytë infeksioni”, tha Zv. Presidenti i Komisionit Valdis Dombrovskis.
Ai shtoi se “ky parashikim është një ilustrim i fuqishëm për të kuptuar se pse ne duhet të punojmë më shumë me paketën e rimëkëmbjes”.
Drejtues të BE pritet të takohen javën në vijim për të diskutuar mbi paketën e rimëkëmbjes së coronavirusit në Europë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut