Zjarrfikësit në Korçë në kushte të mjerueshme pune

22 Shkurt 2022 | 12:28

Të hënën sindikata e zjarrfikësve nxori në pah problemet me pagat e ulëta dhe oraret shtesë. Përveçse më të keqpaguarit në rajon, zjarrfikësit shqiptarë punojnë në kushte jo të mira pune.

Reparti zjarrfikës në kushte të mjerueshme pune

Euronews Albania bëri një vëzhgim në repartet e juglindjes në qarkun e Korçës.

Shefi i njërit prej reparteve tha se verën e kaluar, institucionet supozohet të sillnin dy mjete të reja t’u përballur me zjarret, pasi të tanishmet janë konsumuar.

“Mangësi do të quaja që ne kemi vetëm një mjet zjarrfikës, por bashkia në bashkëpunim me TAP ka rënë dakord për të sjellë dy zjarrfikëse të reja brenda këtij viti. Ai mjet që ne kemi nuk ngjitet dot në terrene malore, por bashkia na siguron mjete për të shkuar në zonat malore”, tha ai.

Edhe pse kanë kaluar shumë muaj, asnjë mjet nuk është vënë në dispozicion për punonjësit e repartit të zjarrfikësve.

Për shefin e këtij reparti, mungesa e infrastrukturës është një tjetër problem.

“Problematike në rastet e zjarreve janë zjarret në pyje dhe në kullota, ku vështirësitë janë shumë të mëdha sepse në to nuk mund të arrihet me mjete dhe duhet ecur në këmbë për të arritur në vendngjarje. Siklet për shërbimin tonë zjarrfikës është në pyje një problematikë e madhe pasi ka shumë mbeturina, vëmendja plus mjeteve zjarrfikëse duhet të përqendrohet edhe në hapjen e rrugëve për të shkuar më shpejt në vendngjarje”, u shpreh ai.

Përpos vështirësive që hasin në punën e tyre, reparti zjarrfikës përballet edhe me mungesën e personelit.

Prefekti i qarkut të Korçës pranon situatën në të cilët zjarrfikëset ndodhen.

“Ka probleme të pajisjeve me shërbimet zjarrfikëse, edhe kur i kanë ato janë të vjetra, jashtë kohës. Kërkojnë kosto të lartë të mirëmbajtjes, për të ruajtur gatishmërinë e mjeteve por ne te gjithë zjarrfikëset mungojnë pajisjet e plota. Nuk ka asnjë bashki që të ketë mjetet sipas kërkesave të kohës, janë kërkesat e mjeteve zjarrfikëse siç i kërkon Bashkimi Evropian, siç i kanë fqinjët tanë. Ka projekte, po bëhen përpjekje”, tha Dhori Spirollari

Zjarrfikësit paralajmëruan protestë përpara Kryeministrisë më 3 mars. Shkak janë bërë pagat e ulëta si dhe pagesat e pa marra për orët e natës.

Rreth 1200 zjarrfikës në Shqipëri paguhen me 36 mijë lekë. Ata kërkojnë nga qeveria që të trajtohen financiarisht si punonjësit e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026