Republika Sërpska ndalon punën e institucioneve shtetërore të Bosnjës në entitet

28 Shkurt 2025 | 07:25

Kuvendi i Republikës Sërpska miratoi të enjten ligje që ndalojnë në mënyrë antikushtetuese veprimtarinë e institucioneve gjyqësore dhe hetimore të Bosnje- Hercegovinës në këtë entitet.

Me miratimin e projektligjit për moszbatimin e ligjeve dhe ndalimin e veprimtarisë së institucioneve shtetërore parashihet ndalimi i punës dhe veprimeve të Gjykatës së Bosnje- Hercegovinës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnje – Hercegovinës në Republikën Sërpska.

Heqja e njëanshme e kompetencave shtetërore të Bosnjës në një pjesë të territorit të saj, nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Gjykata e Bosnje-Hercegovinës, Prokuroria dhe SIPA, janë formuar mbi bazën e ligjeve të miratuara nga Asambleja Parlamentare e Bosnjës dhe janë konfirmuar nga Dhoma shtetërore e Popullit.

Për t’u shfuqizuar, sipas Kushtetutës, duhet të vendosë edhe Parlamenti i Bosnjës.

Megjithatë, ministrja e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale të Republikës Sërpska, Senka Jujiq, në arsyetimin e këtij propozimi, pohoi se, sipas Kushtetutës së Bosnje – Hercegovinës, “të gjitha funksionet dhe kompetencat qeveritare që nuk janë shprehimisht të përcaktuara si kompetenca të institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, u përkasin entiteteve”.

Për këto ligje votuan 49 deputetë, ndërsa tre ishin kundër. Në votim morën pjesë 52 nga 83 deputetët e Kuvendit të Republikës Sërpska.

Miratimi i ligjeve ndodhi një ditë pas vendimit gjyqësor ndaj presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, të cilin Gjykata e Bosnje – Hercegovinës e dënoi me një vit burgim dhe ia ndaloi veprimtarinë në funksionet publike për gjashtë vjet.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Srpska, Millosh Llukiq, u lirua nga akuzat.

Ata ishin akuzuar për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkomëbtar, Christian Schmidt.

Para shpalljes së vendimit, udhëheqësia e Republikës Sërpska, pati kërcënuar me “vendime radikale” dhe me tërheqje nga të gjitha institucionet e Bosnjës, nëse Dodik do të dënohej.

Ligjet u miratuan një natë më parë nga Qeveria e Republikës Sërpska dhe më pas u dërguan në Kuvendin e entitetit.

Me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal të Republikës Sërpska, “mosrespektimi ose moszbatimi i vendimeve të institucioneve ose organeve të Republikës Srpska”, konsiderohet vepër penale.

Në rast të shkeljeve parashihen dënime me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, si dhe masa ndaluese për ushtrimin e profesionit.

Para seancës parlamentare, presidenti i entitetit, Millorad Dodik, deklaroi se Republika Sërpska “do të kundërshtojë veprimtarinë e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnje – Hercegovinës”.

Ministri i Drejtësisë i Republikës Sërpska, Millosh Bukejloviq, tha se ndryshimet janë bërë “për shkak të nevojës për mbrojtjen e rendit institucional” dhe synojnë “forcimin e mekanizmit të përgjegjësisë” për personat që ushtrojnë funksione publike në Republikën Sërpska dhe në nivelin e Bosnje – Hercegovinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 300 mijë të evakuuar në Francë e Spanjë, rreth 120 mijë hektarë tokë e djegur

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Francë dhe Spanjë, me një prej zjarreve që ka arritur deri në 15 kilometra nga jugu i qytetit të...
17:45 | 27/07/2026

Koleksioni fotografik i Elton John mbërrin në Paris me mbi 300 vepra ikonike

Pas debutimit të suksesshëm në Londër, ekspozita “”Bukuria e Brishtë: Fotografi nga Koleksioni i Elton John” është hapur në qendrën e arteve Jeu de Paume në Paris, duke sjellë për publikun më shumë se 300 fotografi...
17:43 | 27/07/2026

Netanyahu “sfidon” Mamdanin: Do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të marrë pjesë në  Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në vjeshtë, pavarësisht deklaratave të kryetarit...
17:27 | 27/07/2026