English

Reshje bore në disa zona, ARRSH informon mbi situatën e rrugëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendi ynë është përfshirë dy ditët e fundit nga temperatura të ulëta që kanë sjellë ngrica në shumë zona.

- Advertisement -

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH ka dhënë informacion lidhur me situatën e rrugëve nacionale, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Përmes një njoftimi në faqe, zyrtare në Facebook ARRSH informon se gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, pa sjellë probleme me qarkullimin.

“Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temperaturat kanë qenë nën 0°C drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Java e acarit në Shqipëri, gjithë vendi nën zero

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×