Reshjet e shiut detyrojnë shtyrjen e punimeve në autostradën Tiranë-Durrës
Moti me reshje ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të shtyjë nisjen e punimeve për riparimin e rrugës Tiranë-Durrës.
Në një njoftim të shpërndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale, ARrSh tha se punimet do të nisin të enjten dhe se vijimi i tyre, parashikuar të zgjasë deri më 21 prill, “do të varet nga kushtet e motit”.
Të martën ARrSh tha se do të niste nga sot punimet për shtrimin me asfalt të pjesës së autostradës Tiranë-Durrës nga Qafë Kashari deri te Ura e Dajlanit – rreth 25.5 kilometra.
Ndryshe nga njoftimi i parë, sot ARrSh sqaroi se sipas planit të menaxhimit të trafikut “të rishikuar”, qarkullimi do të bëhet në një korsi të autostradës në varësi të pjesëve ku do të punohet. Për të shmangur vështirësitë, qytetarët këshillohen të ndjekin rrugët dytësore, ose rrugë të tjera alternative.
Të martën ARrSh në planin e menaxhimit të trafikut kishte parashikuar dalje nga autostrada të lëvizjeve për segmentet ku do të punohej – dalje nga segmenti dytësor “Rruga Industriale” për pjesën Qafë Kashar-Vorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta