Reshjet gjatë natës, si paraqitet situata e motit në Shkodër, dëmtohet një shtëpi

27 Shtator 2022 | 10:18

Emergjencat Civile në qarkun e Shkodrës njoftojnë se ka pasur probleme në disa rrugë, kryesisht në zonat rurale si dhe janë dëmtuar ura e kanale vaditëse.

Në bashkinë Shkodër nga reshjet nuk ka dëme. Vetëm në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh, për të cilat do të punohet sot përmes një fadrome për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth, një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.

Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, në Shkodër është konstatuar se ka dëme të konsiderueshme në rrugët rurale, ura, kanale vaditëse etj.

Nga bashkia e Vau të Dejës, thuhet se ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër. Aktualisht nuk ka energji elektrike në njësinë administrative Vau Dejës dhe në njësinë administrative Hajmel.

Në bashkinë Fushë-Arrëz, si pasojë e reshjeve të shiut, është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë te Njësia Administrative Blerim. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në Iballë dhe Fierz.

Në Malësi të Madhe, si rezultat i shirave gjatë natës, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Shkrel, Kastrat e Kelmend.

Në njësinë Administrative Qelëz është dëmtuar totalisht rruga Qelëz – Ukth, Maja e Mirgës. Ndërkohë ka pasur rrëshqitje në rrugën e Kabashit, Memaj-Buhot; rruga Bicaj-Blinisht-Krovë, si dhe rrëshqitje dhe shembje masive të trupit të rrugës.

Ndërkohë, në njësinë Gjegjan ka pasur dëmtime në çatinë e shkollës qendër Gjegjan.

Rrugët rurale kanë pësuar shkarje dhe rrëshqitje masive të dherave, ndërkohë kanali vaditës Rras-Kuzhnen është dëmtuar plotësisht.

Për njësinë Pukë kemi rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit.

Për ndërhyrje në stabilizimin e situatës kërkohen 2 mjete Fadrome dhe 1 kamion.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026