Restaurimi i Notre Dame, si po rindërtohet maja e katedrales së Parisit që u dëmtua nga zjarri

24 Qershor 2021 | 19:25

Pasi prenë pemët e lisit për të rindërtuar katedralen e Notre Dame, pylltarët francezë u përballën me detyrën më të vështirë të enjten e 24 qershorit, dërgimin e ngarkesave masive në një kantier sharrash, rreth 100 km larg.

Ngarkesa e madhe ishte 26 metra, shumë më e gjatë se mesatarja e kamionëve të transportit, ndaj u kërkuan mjete të posaçme si: dy vinça, një rimorkio i modifikuar dhe ekstra i gjatë, si dhe një guidë për ta shoqëruar përgjatë rrugës.

Tekniku i ndërtimit, Anthony Jeanneau, foli mbi vështirësinë dhe mënyrën se si do të transportohet ngarkesa e madhe.

“Ky është një hap i madh përpara sepse zakonisht, kur ngarkojmë trarë, ata janë më të lehtë dhe përdorim teknika më të thjeshta. Këtu kemi drurë disa herë më të gjatë, nga 22 në 26 metra, ndaj na duhet të përdorim vinça të posaçëm për t’i ngritur dhe mjete speciale transporti që zakonisht nuk i përdorim në punën tonë të përditshme”.

Ngarkesat me drurë do të përdoren për të ndërtuar bazën e majës së Notre Dame, për të zëvendësuar atë që u shemb si pasojë e zjarrit që përfshiu katedralen e Parisit më 15 prill të 2019-s.

Pemët, që vlerësohet të jenë rreth 200-vjeçare, u prenë në mars në një pyll në afërsi të lokalitetit Le Mans, në veri të Francës. Shekuj më parë, pemët e këtij pylli përdoreshin për ndërtimin e anijeve të marinës franceze.

Tani po realizohen operacionet e transportit për t’i çuar pemët e prera në kantierin e prerjes në Mayenne, ku do të kthehen në trarë për t’u përdorur për rindërtimin e majës së katedrales.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026