Restaurohet “Vdekja e kalit”, tashmë filmi mund të udhëtojë nëpër festivale e kinema

21 Shtator 2021 | 17:45

Pas 29 vitesh qëkur është prodhuar, filmi i cili u prit mirë dhe u pëlqye për gjuhën e drejtpërdrejtë ndaj pasojave të komunizmit, pas restaurimit, tek ngjyrat, pamja dhe audio mund të udhëtojë tani në secilin festival ndërkombëtar.

Regjisori i mirënjohur i filmit, Saimir Kumbaro, përveç emocionit ndan një sugjerim për të rinjtë e apasionuar pas filmit.

“Të rinjve ju jap sugjerim që të gjejnë fabula, sa më shumë fabula interesante, aq më me interes del filmi”, u shpreh regjisori Saimir Kumbaro.

Për protagonistin në atë prodhim, aktorin Timo Fllokon, restaurimi është një shpëtim për filmin, i cili mund të kishte njohur suksese nëse pamja dhe audio dhe teknologjia që është punuar do të ishte më e mirë.

“Ismaili e pa këtë film dhe i pëlqeu. Ai tha se do të bisedonte me drejtorin ekzekutiv në Festivalin e Kanës. Ata e panë filmin, mirëpo thanë se filmi është interesant për temën që trajton por nga pikëpamja teknike, si zë dhe si figurë, është i pashfaqshëm”, u shpreh aktori Timo Flloko.

Agroni, njeriu i drejtë në atë film, është një nga rolet më të dashura për Timo Fllokon.

Faza e parë e restaurimit, u mundësua nga restauratori Shai Drori në Izrael, në saj të një marrëveshje të Arkivit të filmit me Ambasadën e Israelit, ndërsa faza e dytë u mundësua nga kineasti australian Steven Kastrissios, me mbështetje të Shoqatës së Kinematekave Evropiane, teksa vetë arkivi qendror shtetëror i filmit nuk ka asnjë fond për restaurime, edhe pse shumë tituj të tjerë janë në pritje të ndërhyrjeve për mirëmbajtjeje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026