Aktorja Judi Dench, më e madhja në moshë e zgjedhur në kopertinën e Vogue britanik
Dama Judi Dench, në moshën 85-vjeçare, është aktorja më e madhe në moshë që del në kopertinën e revistës Vogue në Britaninë e Madhe.
85-vjeçarja ka pozuar për edicionin e muajit qershor, pak kohë përpara se Mbretëria e Bashkuar të hynte në izolim, por në intervistë ajo rrëfen momentet e vetizolimit në shtëpinë e saj në Surrej.
Një vit më parë, aktorja më e madhe në moshë që ka pozuar për revistën prestigjioze ishte Jane Fonda, në moshën 81-vjeçare.
Teksa ka folur për pandeminë e coronavirus, Dench ka thënë se “Jam e sigurt se ndihem si gjithë të tjerët, këto kohë të paprecedente janë të vështira për t’u kuptuar”.
Së fundmi, aktorja britanike ka qenë në mesin e një sërë personash me famë që kanë mbledhur fonde për mjekët.
Gjatë krizës, aktorja është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjete sociale përmes disa videove në platformën TikTok teksa argëtohet me nipin e saj.
Lexoni gjithashtu:
Çmimet Oscar do të pranojnë filmat e transmetuar në platformat online
Masat për COVID-19 rikthejnë traditën e vjetër të kinemasë nga komoditeti i automjetit
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor