Revolucion tek Kukësi, largohet një formacion titullarësh nga nënkampionët

28 Shtator 2020 | 09:49

Kukësi ka pësuar një ndryshim drastik në harkun kohor të pak javëve.

Nënkampionët e Shqipërisë do të kenë një fytyrë tjetër në sezonin e ri, çka vendos në pikëpyetje dhe ambiciet që kanë.

Gjatë merkatos së verës, klubi verilindor është përballur me një eksod masiv, teksa janë larguar pjesa më e madhe e titullarëve.

 Deri më tani, nga skuadra e Kukësit është larguar një formacion i plotë.

Duke nisur nga porta, Avdyli u largua para Europa League, ndërsa në mbrojtje Obanor e Teqja po ashtu kanë shtrënguar duart me klubit. Musta edhe pse rinovoi kontratën, këtë të hënë ka zyrtarizuar divorcin me verilindorët. Mbrojtësit të krahut të majtë, Maliqit, i ka përfunduar kontrata dhe vetë lojtari ka pranuar se preferon një aventurë jashtë vendit.

Në mesfushë Bruno Telushi u largua vetëm pas dy ndeshjes, ndërsa Rroca e Musolli pas ndeshjes me Wolfsburg u transferuan në ekipe jashtë Shqipërie. Sa i përket sulmit Et’hemi dhe Abazaj nuk preferuan të qëndrojnë as për ndeshjet europiane, ndryshe nga Shkurtaj që priti deri pas eliminimit të Kukësit nga Europa League për të marrë lejekalimin në një tjetër skuadër. Nga skuadra e Kukësit janë larguar dhe Krasniqi e Çema.

Pjesa më e madhe e lojtarëve të larguar kanë pasur kontrata të larta dhe mund të jetë një strategji e klubit për të pasur më pak harxhime, në një periudhë për të gjitha ekipet, por e sigurt është që në edicionin e ri Kukësi do të ketë një tjetër imazh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026