Rexhep Selimi del para tribunalit në Hagë: Gjykata Speciale është antishqiptare
Paraditen e sotme u zhvillua në Dhomat e Specializuara në Gjykatën e Hagës seanca ndaj Rexhep Selimit, ish-deputet në Kosovë.
Selimi tha gjatë fjalës së tij se si ligjvënës ka qenë kundër kësaj gjykate dhe e cilësoi atë si “gjykatë antishqiptare dhe kundër Kosovës”.
Aktakuzën e cilësoi të pasaktë dhe të padrejtë jo vetëm për të personalisht, por edhe për kombin dhe popullin shqiptar. Selimi theksoi më tej se është vetëm një çlirimtar dhe ka lufutar në krah të Adem Jasharit për lirinë e Kosovës
Ish-luftëtar i UÇK-së akuzohet për krime lufte bashkë me ish-Presidentin Hashim Thaçi, ish-kreun e PDK-së Kadri Veseli dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Ndaj tij rëndojnë gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit, ku përfshihen përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, tortura, vrasje dhe zhdukje me fortës.
Selimi bashkë me pjesëtarët e tjerë të elitës së UÇK-së u arrestuan më 5 nëntor në Prishtinë dhe më pas u transferuan në Holandë.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta