Rezultatet e drejtësisë së re, 155 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, BKH ende nuk ka nisur punën
Pesë vite nisja e Reformës në Drejtësi, procesi i çlirimit të sistemit nga korrupsioni dhe kthimi i besimit të qytetarëve vijon ende.
Nga shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, tek hetimi i zyrtarëve të lartë apo dënimi i tyre institucionet e reja të drejtësisë ende nuk janë 100% funksionale. Mes tyre është dhe Byroja Kombëtare e Hetimit që së bashku me SPAK konsiderohen si shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi.
Me 140 vota pro dhe asnjë kundër Kuvendi i Shqipërisë votoi ‘pro’ miratimit të ‘Reformës në Drejtësi’. Ky hap futi vendin tonë në një proces që si qëllim kishte çlirimin e sistemit nga korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, si dhe rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Por teksa kanë kaluar 5 vite nga ai moment, a janë arritur rezultatet e kërkuara?
Krijimi i institucioneve të reja të drejtësisë dhe procesi i vetingut ishin ndryshimet thelbësore që solli kjo reformë. Në thelb reforma kishte miratimin e ndryshimeve kushtetuese, ku nga 26 nene të Kushtetutës që i përkisnin sistemit të drejtësisë, u ndryshuan 21 prej tyre, ndërsa u krijuan disa institucione të reja.

Referuar bilancit zyrtar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, 421 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në ‘sitën’ e verifikimit nga 800 në total ku janë konfirmuar në detyrë 179 prej tyre.
Fatos Lulo ishte gjyqtari i parë që me procesin e vetingut. Për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese komisioni vendosi shkarkimin nga detyra për mosjustifikim pasurie. Po me këtë akuzë, fatin e Lulos do e kishin dhe 154 gjyqtarë e prokurorë të tjerë që u larguan nga radhët e sistemit të drejtësisë po për krijim të paligjshëm të pasurisë. 56 të tjerë u tërhoqën nga frika e përballjes me vetingun.
Vendimet e dhëna hasën dhe kontestime nga ku 109 prej tyre përfunduan në shkallën e dytë të vetingut, ku Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi 79 prej vendimeve të marra. Krahas vendimeve, pati kontestime dhe për komisionin që do të angazhohej me verifikimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto dyshime do të përforcoheshin më shumë kur një nga gjyqtarët e shkallës së fundit të vetingut, Luan Daci, në dhjetor të 2020 u dënua për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave’ me 6 muaj burg, të konvertuar me shërbim prove nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Si pjesë e paketës së institucioneve të reja, kjo gjykatë e krijuar në vitin e tretë të Reformës ka dënuar ish kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala dhe ish kryebashkiaken e Gjirokastrës, Zamira Rami. Sakaq, në proces vendimmarrje janë dhe të pandehur të tjerë mes të cilëve dhe ish prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla për të cilin shkalla e parë e GJKKO vendosi ta dënojë me 2 vite burg dhe përjashtim për pesë vite nga çdo funksion publik pasi akuzohet për fshehje pasurie.
Nga ana tjetër, SPAK dhe Byroja Kombëtare e hetimit mbeten shtylla kryesore e reformës nga e cila pritet t’i jepet një ‘fytyrë e re’ sistemit të drejtësisë.
Por, teksa SPAK ka dhënë rezultatet e para, ku dhe javët e fundit është vënë në lëvizje duke arrestuar disa zyrtarë të lartë dhe vetëm brenda vitit 2020 ka hetuar 700 persona, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Byronë Kombëtare të Hetimit. E programuar për të nisur punën që prej fillimit të vitit 2021, kjo strukturë e re do të bëhet pjesë e hetimeve të SPAK në muajin gusht me 28 hetues nga 60 që duhet të kishte në organikë për të cilën vijon konkurrimi.
Ndalur tek institucionet e riformuara, sot kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, por ende e paplotësuar por megjithatë me një volum çështjesh të ndjeshme që presin për t’u shqyrtuar. Ndërkohë problem vakancash ka dhe në Gjykatën e Lartë ku nga 19 anëtarë në përbërje janë vetëm 7, të cilëve u duhet të shqyrtojnë 36 mijë dosje. Por, teksa pas pesë vitesh pjesa më e madhe e institucioneve është thuajse 100% funksionale, rezultatet e drejtësisë së re janë ende larg pritshmërisë së publikut, për sa kohë ende nuk është thyer etiketimi i të paprekshmëve.
LEXONI GJITHASHTU:
- ‘Stoku i dosjeve i papërballueshëm’, kryeprokurori Çela: Situata do përkeqësohet në vjeshtë
- Prokurorisë së Posaçme i shtohen 2 prokurorë
- Ambasadorja Kim: Koha që shqiptarëve t’u kthehet besimi te drejtësia
- Vazhdimësia e Reformës në Drejtësi, Soreca: Do të vëzhgojmë me kujdes angazhimin e parlamentit të ri
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta