English

Rezultatet e kombëtares, Redi Jupi: Presidenti i FSHF-së të mbajë përgjegjësi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-futbollisti i kombëtares, Redi Jupi, thotë se Presidenti i FSHF-së Armand Duka duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatet zhgënjyese të ekipit kombëtar.

- Advertisement -

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Jupi u shpreh se ekipi vuan për organizim të përgjithshëm.

Sipas tij, është e pahijshme që Presidenti i Federatës të paraqitet me tuta në stërvitjet e ekipit kombëtar.

“Ne vuajmë për një frymë dhe organizim të përgjithshëm. Trajnerët dhe lojtarët janë përgjegjës teknikë për çështje teknike në fushë. Në këtë moment nuk ka përgjegjësi teknike, kjo është një përgjegjësi organizative dhe institucionale. Duhet të mbajë përgjegjësi Presidenti i Federatës, i cili i vë gjoksin dhe shpatullat ekipit kombëtar dhe thotë që merrem unë me këtë.

Ai rri me tuta në grumbullim, në stërvitjet dhe ndeshjet e ekipit kombëtar, duhet të përballet me pakënaqësi. Ke parë ndonjë president të ekipit kombëtar të dalë me tuta në stërvitje të ekipeve kombëtare?”, theksoi ai.

Kombëtarja Shqiptare e përfundoi Ligën e Kombeve në vendin e fundit me 2 pikë, në një grup me Izraelin dhe Islandën.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?