Richard Grenell: Bisedimet në Shtëpinë e Bardhë Kosovë-Serbi, mund të hapin një epokë të re

18 Qershor 2020 | 13:41

I dërguari special i presidentit të SHBA për dialogun Serbi-Kosovë, Richard Grenell duke folur për takimin e ardhshëm që pritet të mbahet mes liderëve të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë, thotë se kjo është një mundësi për nisjen e një epoke të re. Grenell, gjithashtu thotë se, takimi i hap dyert një zhvillimi të ri ekonomik dhe investimesh.

“Mundëdisa në Shtëpinë e Bardhë hap derën për një zhvillim të ri në ekonomi dhe investime. SHBA shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do të kapin shansin për të rinisur dialogun dhe nisjen e një epoke të re për stabilitet dhe prosperitet. Populli i këtij rajoni nuk meriton asgjë më pak se kjo”, shprehet i dërguari i Donald Trump.  

Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet më 27 qershor, ku pritet që dy përfaqësuesit më të lartë të dy vendeve do të priten nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.

Lexoni gjithashtu:

Avdullah Hoti: Në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri i vendit

Miroslav Lajçak: Dyshoj se arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi pa praninë e BE-së

Vuçiç flet për “luftë mes elefantëve”: Serbia s’do të përsërisë gabimet me fuqitë e mëdha

Thaçi: Në SHBA nuk do të diskutohet territori i Kosovës

Richard Grenell: Dialog Serbi-Kosovë më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026