Zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor
Këtë të premte u zgjodhën tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kandidatët të cilat morën besimin në këtë organ janë Irena Plaku, Ridvan Hodo dhe Klodian Kurushi.
Këto tre anëtarë të rinj zgjidhen pasi u mbaron mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici.
Ridvan Hodo është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e Gjykatave të Apelit.
Ai fitoi postin pranë KLGJ pasi arriti të sigurojë 140 vota, kundrejt gjyqtares Vojsava Osmanaj, e cila mori 101 vota.
Po ashtu, edhe Irena Plaku u zgjodh si anëtare e KLGJ nga radhët e Gjykatave të Shkallës së Parë. Ajo siguroi 158 vota, kundrejt kandidates tjetër Majnjola Xhazho, e cila mori 75 vota dhe 13 të tjera rezultuan të pavlefshme.
Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial, që përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.
Prej tyre, gjashtë anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë që vijnë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor.
Konkretisht 1 anëtar vjen nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta