Rihapet gara për Aeroportin ndërkombëtar të Vlorës

23 Nëntor 2020 | 09:25

Rihapet gara ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

 Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një deklarate për mediat, njoftoi rihapjen e garës, e cila u ndërpre për shkak të pandemisë Covid-19, teksa bëri të ditur edhe procedurat dhe afatet e reja të kësaj gare për të gjitha kompanitë që kanë interes.

Afati për dorëzimin e ofertave nga ana e kompanive është deri në datën 23 dhjetor, ndërsa më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave, që do të paraqiten.

Shpallja e kompanisë fituese do të bëhet në mes të muajit janar, të vitit 2021, pas vlerësimeve nga ana e ekspertëve dhe konsulentëve të cilët janë pjesë e këtij procesi.

“Tashmë ka ardhur koha që të rihapet kjo garë. Pas kërkesave të shumta që kemi pasur nga investitorët kemi vendosur që duke filluar nga 23 nëntori të hapim garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operim e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, e cila do të qëndrojë hapur edhe për 30 ditë, deri në 23 dhjetor të këtij viti,” – u shpreh Balluku.

“Më pas, ne do të marrim kohën e duhur, atë të vendosur në ligj prej 2 javësh, për të vlerësuar ofertat që do të kenë arritur deri në datën 23 dhjetor,” – shtoi ajo.

Së fundmi ajo theksoi se ky lajm nuk është i mirë vetëm për qytetarët e Vlorës por është shumë i rëndësishëm edhe për qytetarët e gjithë Shqipërisë e ata shqiptarë që ndodhen kudo në botë.  

 

Lexoni gjithashtu: 

“Zbehet” roli i Rinasit, Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë aeroporti kryesor i Shqipërisë

Shpallet tenderi ndërkombëtar për aeroportin e Vlorës, kontrata koncesionare 35 vjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026